Kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu zhvilloi sot një takim pune me shefin e Zyrës Civile Ndërkombëtare, Piter Feith.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave gjatë takimit është biseduar mbi zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Burimet, të cilat nuk janë në gjëndje të japin detaje të tjera, saktësojnë se takimi u zhvillua në kuadër të konsultimeve që Feith po bën me përfaqësuesit e partive politike.

Top Channel