Tiranë, wireless falas në parkun Ali Demi

30/09/2010 19:55

Bashkia e Tiranës u ofron banorëve të zonës së Ali Demit, në Tiranë, valë wireless me qëllim që në kohën kur pushojnë në parkun e ri të rikonstruktuar, të rinjtë të mund të shfrytëzojnë edhe internetin falas, duke nisur nga ora 17 deri në orën 22.

“Në këtë hapësirë publike që është transformuar në shërbim të komunitetit, ne shtojmë një element tjetër që do kënaqë të rinjtë. Është shërbimi i internetit pa kabëll, që do të thotë se mjafton një lap top dhe pak kohë për të pasur akses në internet”, ka deklaruar kryetari i bashkisë, Edi Rama.

Projekti për të ofruar internet falas nëpërmjet wireless do të vijojë në disa sheshe dhe parqe kryesore të kryeqytetit, falë investimeve të bashkisë së Tiranës, të cilat frekuentohen nga qytetarët, kryesisht të rinj, për të pushuar.

Pas parkut Ali Demi, ky projekt do të shtrihet në shehsin “Shtraus”, “Garibaldi”, në lulishten “Selman Stërmasi”, si dhe në zonën e amfiteatrit tek parku i madh i liqenit.

Top Channel