Përmirësohet gjendja e trajnerit Kuzhe

30/09/2010 22:55

Është përmirësuar gjendja shëndetësore e trajnerit të kombëtares, Josip Kuzhe, i cili u shrua në spital ditën e enjte pas një hemoragjie cerebrale.

“Krahasuar me situatën në fillim duket më i stabilizuar. Parametrat vitalë janë nën normë. Është në monitorim të vazhdueshëm, janë bërë 2 konsulta. Të paktën me gjendjen në të cilën paraqitet në këtë moment është teorikisht pak më mirë situata cerebrale në krahasim më atë që erdhi. 24 orëshi i parë shpresojmë të kalojë me këtë gjendje, me kalimin e kohës shpresojmë të përmirësohet edhe më tej”, deklaroi për Top Channel mjeku reanimator, Nikolin Filipi.

Doktorët e Spitalit Amerikan u shprehen se tashmë transferimi i trajnerit Kuzhe në një spital jashtë vendit, mbetet në dorë të tij dhe të familjarëve të tij. Nuk u dha asnjë afat kohor se kur trajner Kuzhe mund të riaftësohet për të drejtuar ndeshjen e kombëtares.

Top Channel