Lejet e ndërtimit, Agolli në prokurori

29/09/2010 19:15

Për mëse gjashtë orë, ish-drejtori i përgjithshëm i urbanistikës në bashkinë e Tiranës, Dritan Agolli është pyetur nga prokurorët e task forcës për llogari të hetimeve të nisura për lejet e ndërtimit, pas një deklarate publike të bërë nga deputetja Albana Vokshi.

Dritan Agolli mësohet të jetë pyetur për kohën kur ka qenë në këtë post dhe për mënyrën se si janë dhënë lejet, apo si është bërë studimi i zonës dhe sipas cilave kritere jepeshin lejet e ndërtimit.

Prokurorët e task forcës u treguan tepër të rezervuar dhe nuk dhanë asnjë detaj mbi deklaratën e zyrtarit të bashkisë.

Ndërkohë që Agolli në përfundim të seancës ofroi bashkëpunimin e tij për të zbardhur të vërtetën e për të rrëzuar akuzat në drejtim të bashkisë.

Më herët në kuadër të këtij hetimi kanë dhënë deklaratat e tyre Rrahman Selmanllari dhe biznesmeni tjetër Arjan Tartari, bashkëshort i deputetes Albana Vokshi.

Top Channel