Kasat, Qeveria: Në treg janë 5 kompani

29/09/2010 01:55

Qeveria ka reaguar në lidhje me akuzat e opozitës për korrupsion përsa i përket proçesit të pajisjes me kasa të bizneseve.

Në një konferencë për shtyp zëvendës ministri u Financave, Alfred Rrushaj tha se në tregun e kasave fiskale operojnë 5 kompani.

“Edhe pse në tregun ku operojnë 5 kompani, nuk mund të quhet një treg monopol, qeveria ka vendosur që për hir të rritjes së konkurencës, për hir të garantimit të cilësisë së ofrimit të pajisjeve fiskale, të liberalizojë pa kufizim numrin e kompanive që shesin kasa fiskale me kushtin e vetëm që të plotësojnë kriteret teknike të përcaktuara dhe që garantojnë cilësinë e furnizimit të këtyre kasave. Deklarimet për fitime nga 40 deri në 100 milion janë përçartje politike për të justifikuar një investim banal të opozitës në këtë çështje”, tha zoti Rrushaj.

Top Channel