Tiranë, përplaset për vdekje 25 vjeçari

28/09/2010 22:55

Një 25 vjeçar humbi jetën mbrëmë rreth orës 22, në rrugën e Elbasanit, në kryeqytet, në afërsi të restorantit “Sofra e Ariut”. (UPDATE)

Viktima, Sokol Allamani, u aksidentua për vdekje nga një fuoristradë tip BMË X5, e cila më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para që u bazuan mbi dëshmitë e disa personave që kishin parë ngjarjen, tha se dyshohet se aksidenti ka qënë i qëllimshëm, pra viktima është vrarë me makinë.

Policia siguroi informacione sipas të cilave viktima dhe dy persona të tjerë ishin grindur me parë dhe ky dyshohet të jetë edhe shkaku që të dy personat më pas kanë hipur në makinë dhe kanë goditur viktimën.

Policia nisi operacionin për kërkimin e makinës, e cila afër mesnatës u bllokua duke udhëtuar në rrugën Tiranë- Durrës dhe ka arrestuar shtetasin Jetmir Llani,  njeri prej të dyshuarve i cili mori përsipër përgjegjësinë e aksidentit.

Top Channel