Bayern Munchen në gjurmët e Pastores
27/09/2010 14:45
Zgjatet lista e klubeve që janë venë në ndjekje të sulmuesit argjentinas të Palermos, Javier Pastore.
Manchester City, Inter dhe tashmë edhe Bayern Munchen po i afrohen talentit që luan në Sicili, pasi ai ka treguar se është një lider i vërtetë. Klubi gjerman mund të ofrojë 30 milionë euro për talentin që krahasohet me Kaka e Zidane.
Njëkohësisht, klubi bavarez planifikon edhe zgjatjen e kontratës së Louis Van Gaal deri në vitin 2012.
Top Channel