Aksident në Durrës, humbet jetën 15 vjecari

26/09/2010 08:00

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Dajlanit në Durrës. Një adoleshent gjeti vdekjen, pasi automjeti që drejtohej nga bashkëmoshatari i tij ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i mjetit i kishte marrë pa leje të atit rreth orës 3 të mëngjesit të së dielës, një automjet policie dhe kishte dalë të bënte shëtitje me shokët e tij.

Duke ecur me shpejtësi të lartë, ka dalë nga rruga, dhe si pasojë automjeti ka bërë disa rrotullime. Një prej shokëve të tij në automjet vdiq, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ndërkohë që vetë 16 vjeçari, Relino Braho nuk ka patur dëmtime serioze për shëndetin.

Policia pas ekspertizës në vendin e ngjarjes doli në përfundimin se automjeti ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë dhe lageshtirës.

Policia ka ndaluar 16 vjeçarin i cili udhëtoi nga Tirana për në Durrës me automjetin e policisë që ishte në përdorim nga i ati.

Top Channel