
Prej më shume se një viti nxënësit e shkollës fillore të fshatit Brret të Krujës, në mungesë të një shkolle, e zhvillojnë mësimin në një banesë private.
Një nga banorët e fshatit ka vënë ne dispozicion banesën e tij për këta femije. Por ambientet e vogla te baneses lejojne qe ketu te zhvillojne mesim vetem nje numer i kufizuar nxenesish.
Mesuesit e shkolles thone se ketu zhvillojne mesim vetem ata femije prinderit e te cileve nuk kane mundesi t’i cojne diku tjeter, ndersa shumica e banoreve i kane cuar femijet e tyre tek te afermit ne qytetin e Krujes, në Mamurras apo ndonjë qytet tjeter, qe te ndjekin shkollen. Sipas kryeplakut te fshatit Muharrem Kulla ka gati 6 muaj qe eshte levruar fondi i qeverise per ndertimin e kesaj shkolle, po ashtu jane kryer dhe procedurat e tenderimit, por akoma nuk ka filluar puna per ndertimin e godines.
Kryeplaku i fshatit thote se nese do te ishte kishte nje shkolle ne fshat, numri i nxenesve do te shkonte ne 45.
Top Channel