“Marrëdhënia ime me Berishën është arsyeja kryesore pse jam kaq i qetë në ato që deklaroj. Besoj tek marrëdhënia ime me kryeministrin Berisha, politike dhe njerëzore. Ka patur përpjekje nga Berisha, ka rithërritur zotin Meta për të ndryshuar qëndrim. Nuk doja që Berisha të prishte koalicionin për mua, për fatin e një ministri, nuk jam që Shqipëria të shkojë në zgjedhje të parakohëshmeâ€, tha zoti Prifti.
Më tej deputeti i LSI-së tha se nuk parashikon një kalim të tijin tek Partia Demokratike dhe se ai mbetet një deputet me bindje të majta dhe përjashtoi mundësin e ofertave nga forca të tjera politike. Ai tha se vazhdon të mbetet një deputet i mazhorancës dhe se do të vazhdojë të mbështesë qeverinë.
“Nuk shoh të ardhmen me një trajektore në të djathtën, unë jam i majtë dhe nuk do bëj pazar me bindjet e mia politike. Jam dhe vazhdoj të jem një deputet i mazhorancës. Votesit e mi nga unë kërkojnë që të kontribuoj në heqjen e vizaveâ€â€, tha deputeti Prifti.
Më tej ish-ministri foli edhe për rrëzimin e dekretit të presidentit për ligjin e pronave pak ditë më parë. Prifti tha se nuk ishte në dijeni të detajeve të këtij ligji, por shtoi se vota kundrejt këtij ligji do të ishte sipas bindjeve vetjake, pa u ndikuar as nga mazhoranca apo qoftë edhe partia e tij, LSI. Zoti Prifti foli edhe për projektligjin e SHISH-it, për të cilin tha se ai nuk duhet futur në axhendën e Kuvendit, në të kundërt, vota e tij do të jetë kundër këtij projektligji.
“Ligji i SHISH nuk duhet të futet fare në axhendë, unë nuk e mbështes këtë ligj. Është një nga ligjet ku unë jam i bindur se me votën time kundër i shërbej vendit timâ€, tha ish-ministri i METE-s, Dritan Prifti.
Top Channel