BE: Jashtë tregut ilacet për diabetin
23/09/2010 18:30
Autoritetet i referohen në vecanti ilacit Avandia, që përdoret për të kontrolluar nivelet e sheqerit në gjak, tek pacientët e të dy llojeve të diabetit.
Ai u licensua 10 vjet më parë dhe mbi 100 mijë pacientë në Britaninë e Madhe e përdorën, pavarësisht shqetësimeve se mund t’u shkaktonte probleme me zemrën.
Pasi kanë parë të dhënat e sigurisë, drejtuesit e Agjencisë Evropiane të Mjekësisë deklaruan se përfitimet nga ilaci nuk janë më të larta se rreziqet e tij dhe për pasojë duhet tërhequr.
Ilaci në fjalë përdoret edhe duke u kombinuar me ilace të tjera me emrat Avandamet dhe Avaglim.
Top Channel