Terrorizmi, Al Kaeda forcohet në Sahel

20/09/2010 16:45

Shërbimet sekrete algjeriane kanë dhënë alarmin mbi rrezikun e Al Kaedës, e cila sipas tyre po forcohet në Sahel, ku situata është shumë delikate.

Mediat algjeriane, të cilat u referohen burimeve pranë shërbimeve të sigurisë, shkruajnë se autoritetet i druhen një vale dhune.

Sipas tyre, organizata terroriste po përpiqet që të largojë OJQ-të e pranishme, të izolojë rajonin dhe ta kthejë atë në fortesën e vet.

Prej kohësh, që pas rënies së dhunës në Irak dhe rritjes së pranisë ushtarake në Afganistan, Al Kaeda po kërkon baza të reja, duke i shtrirë tentakulat në Algjeri dhe Jemen.

Top Channel