“Për sa kohë ata sillen mirë, nuk më intereson”/ Marrëveshja me Iranin, Trump: Afati 60-ditor nuk duhet parë si kufi
Sipas CNN autoritetet izraelitë kanë refuzuar propozimet e Sekretares së Shtetit, Hillari Klinton për të zgjatur moratoriumin e ndalimit të ndërtimeve kolone në Bregun Perëndimor.
CNN, i cili citon burime zyrtare nga qeveria hebraike deklaron se propozimi i zonjës Klinton, i bërë gjatë bisedimeve të paqes, të mbajtura këtë javë në Egjipt, u pranua nga presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmud Abas, por u refuzua në thelb nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu.
Gjithmonë sipas CNN, të dyja palët, që prej më shumë se 2 javësh kanë rinisur bisedimet për paqe ndodhen në një moment kritik që mund të rrezikojë bisedimet e mëtejshme të paqes dhe arritjen e një marrëveshje.
Top Channel