Aksident në Thumanë, vdes 26 vjeçari

15/09/2010 08:25

Në aksin rrugor Fushë Krujë-Mamurras ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen e një personi.

Në aksidentin që ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm, është përfshirë një automjet me targa të huaja i cili ka dalë nga rruga në afërsi të mbikalimit të Thumanës.

Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi Pal Gega, 26 vjeç, nga fshati Luz i Krujës.

Ai ishte drejtuesi i mjetit dhe udhëtonte i vetëm.

Sipas policisë, shkak është bërë humbja e kontrollit të mjetit nga shpejtësia.

Top Channel