LSI ndryshon qeverinë

13/09/2010 15:00

Përflitej prej muajsh, por pakkush mendonte se do të ndodhte pikërisht tani. Kryeministri Sali Berisha ka vendosur të ndryshojë qeverinë, të paktën pjesërisht, duke pranuar propozimet e aleatit te tij, Ilir Meta, vetem sa i perket ministrave te LSI. (UPDATE)

Levizja Socialiste per Integrim ka hedhur mbi tryezen e kryeministrit Berisha propozimet per ndryshime ne qeveri ne dikasteret qe drejtohen nga kjo force politike, ndryshime qe duket se Ilir Meta i ka patur ne mend me pare, dhe per te cilat ka marre po me pare edhe miratimin e kryeministrit Berisha.

Gjate mbledhjes se kryesise se LSI, e programuar per te premten, por e shtyre per te henen, Ilir Meta ka dhene doreheqjen nga posti i ministrit te Jashtem dhe eshte propozuar ne krye te Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes, duke nxjerre jashte qeverise nenkryetarin e Levizjes Socialiste per Integrim, Dritan Prifti.

Vete Prifti ka munguar ne kete mbledhje, per arsye familjare. Ne kete menyre mbledhja ka vijuar pa debate dhe nuk ka patur asnje vote kunder propozimeve. Ne postin e ministrit te Jashtem, kryesia e LSI vendosi t’i propozoje Kryeministrit Berisha emrin e Edmond Haxhinastos, aktualisht eshte zevendesminister i Transporteve dhe nje tjeter nenkryetar i LSI.

Sekretari i Pergjithshem Luan Rama tha se LSI motivon keto ndryshme me performancen e kesaj force politike ne qeverisje.

“Ky ndryshim synon ta kthejë Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës në  promotorin e politikave zhvillimore te ekonomise se vendit per te garantuar me shume produktivitet. Nje arsye tjeter lidhet edhe me angazhimet dhe me rritjen e rolit me të  drejtperdrejt te Metes ne politiken e brendshme te LSI-se dhe per nje prani me produktive dhe influente ne krye te partisë, e lidhur ngushte kjo edhe me sfiden e zgjedhjeve vendore”, theksoi Rama.

Por me kete levizje Ilir Meta arrin me shume se kete objektiv zyrtar perpara zgjedhjeve lokale. E para, ai largon nga qeveria Dritan Priftin, me te cilin ka patur shpesh here perplasje te ashpra. Kryesisht arsyet e ketyre perplasjeve kane qene vendimet e pavarura te Dritan Priftit nga politika e partise.

Me largimin e Dritan Priftit nga qeveria, perfiton jo vetem Ilir Meta, por edhe Sali Berisha, pasi iken nje minister i shenjestruar nga opozita muajt e fundit me akuza per korrupsion. Ajo qe mbetet per t’u pare eshte se cili do te jete reagimi dhe fati politik i ministrit ne detyre Dritan Prifti, marredheniet e tij me LSI dhe kryetarin e saj, si dhe cili do te jete pozicionimi i tij brenda mazhorances.

Top Channel