Musharaf: Do kandidoj për president

11/09/2010 01:45

Ish-presidenti pakistanez, Pervez Musharaf në një intervistë për BBC-në deklaron se ka ndërmend t’i rikthehet jetës politike në vendin e tij duke formuar një parti politike dhe duke kandiduar me pas për president.

“Unë besoj së është shumë herë më mirë të tentosh edhe të dështosh se sa të mos tentosh fare”, deklaroi Musharaf.

Musharaf prej disa vitesh jeton në Londër. Mbi planet për rikthimin në Pakistan ai tha se ky rikthim do të ndodhë para vitit 2013, vit në të cilin mbahen edhe zgjedhjet në vendin aziatik.

Top Channel