Meksikë, arratisje spektakolare nga burgu

11/09/2010 02:10

Dhjetra të dënuar kanë kryer një arratisje masive nga një burg meksikan në kufi më Shtetet e Bashkuara.

Sipas autoriteteve vendase 84 të burgosur kanë kryer arratisjen spektakolare duke gërrmuar poshtë mureve rrethues të institucionit.

Mbi 40 persona, pjesa më e madhe e tyre gardianë të cilët ndodheshin në shërbim në momentin kur ka ndodhur arratisja, u prangosën prej policisë vendase që ka nisur hetimet për të zbardhur se si nuk është vënë re më parë nga siguria tuneli i hapur prej të burgosurve.

Top Channel