Irani mohon “impiantin nuklear sekret”

11/09/2010 01:05

Irani hodhi poshtë pretendimet e një grupi disident mbi ndërtimin e një laboratori sekret të shfrytëzimit të energjisë bërthamore.

Grupi “Muxhahedinët e Iranit” deklaron se ka pamje satelitore që tregojnë impiantin nuklear rreth 120 kilometra në veri-perëndim të Teheranit.

Por kreu i Agjencisë Iraniane të Energjisë Bërthamore kundërshtoi pretendimet e muxhahedinëve duke deklaruar se aktivitetet nukleare të Republikës Islamike janë bërë transparente ndaj Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore.

Ndërkaq për impiantin në fjalë Shtetet e Bashkuara shprehen se janë në dijeni, por mendojnë se ai nuk ka funksion bërthamor.

Top Channel