Australi, Gillard formon kabinetin e ri

11/09/2010 09:40

Kryeministrja australiane Julia Gillard ka zgjedhur kabinetin e saj, katër ditë pas rikthimit në pushtet me një mazhorancë të vogël të mbështetur nga deputetët e pavarur.

Kevin Rudd, personi të cilin ajo e hoqi nga posti i kryetarit të partisë së laburistëve dy muaj para zgjedhjeve, është zgjedhur ministër i Jashtëm.

Ndërsa Penny Wong, që ka kaluar një periudhë të trazuar si ministre për ndryshimet e klimës, është bërë ministre e Financave.

“Këto emërime kanë në fokus atë për të cilën unë rash dakord me deputetët e pavarur në dhomën e përfaqësuesve. Ato bazohen tek premtimi për të rajonalizuar Australinë dhe tek plotësimi i nevojave të qytetarëve”, ka deklaruar Gillard.

Top Channel