Tenton të hedhë veten në erë, arrestohet

10/09/2010 17:45

Një person është përpjekur të hedhw veten në erë në një hotel në Kopenhagen, por arriti të shkaktojë vetëm një shpërthim të vogël, pa shkaktuar asnjë të dëmtuar.

Sipas mediave lokale, personi tentoi të shpërthente bombën në një nga banjot e hotelit që gjendet pranë Israel Square, ndërkohë që mbeti i plagosur në kokë.

Shpërthimi ka ndodhur në Jorgensens Hotel në qendër të kryeqytetit danez.

Top Channel