Shpërthimi në San Françisko, 6 të vdekur

10/09/2010 16:45

Ka shkuar në gjashtë bilanci i viktimave të një shpërthimi pranë aeroportit të San Francisco.

Shkak ka qenë rrjedhja e gazit nga një përcjellës në qytezën e San Bruno, i shoqëruar më pas nga flakët.

Flakët kanë shkatërruar shumë shtëpi, ndërsa zjarrfikësit luftonin kundër zjarrit. Të paktën 40 persona janë transportuar në spital.

Bilanci mund të përkeqësohet pasi shumë banorë të zonës rezultojnë të zhdukur.

Top Channel