Priftërinjtë pedofilë, 475 denoncime dhe 13 vetëvrasje

10/09/2010 17:00

Në Belgjikë janë kryer 475 denoncime për abuzime nga ana e priftërinjve mbi të miturit dhe 13 raste vetëvrasjesh, sipas komisionit të ngritur nga Kisha.

Komisioni ka publikuar në një raport ku përmbahen denoncimet, të paraqitura në gjashtë muajt e parë të vitit, pas shpërthimit të skandalit të pritërinjve pedofilë.

Dy të tretat e rasteve i përkasin fëmijëve meshkuj.

Shumë denoncime janë të lidhura me raste abuzimesh të kryera në vitet 50-80 jo vetëm nga priftërinjtë, por edhe mësues të fesë dhe të rritur që punonin me lëvizjet rinore pranë Kishës.

Top Channel