Obama: Ringritja ekonomike, e ngadaltë

10/09/2010 18:00

Presidenti amerikan, Barack Obama ka deklaruar se “ringritja ekonomike e vendit” është e ngadaltë, por siguron se administrata është në punë për përforcimin e ekonomisë.

“Vrima e lënë nga reçensioni është e thellë dhe progreset e arritura janë shumë të ngadalta”, tha ai.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë justifikon propozimet e fundit të administratës duke theksuar se kanë si qëllim “përshpejtimin e krijimit të vendeve të punës në një kohë të shkurtër”.

Top Channel