Konkurrenca, “Nokia” ndryshon kreun

10/09/2010 10:00

Ndërrim krerësh në kompaninë “Nokia”, që po përpiqet të rekuperojë pjesë të terrenit të humbur në avantazh të “Apple” dhe produktit të saj të fundit iPhone.

Kolosi finlandez i telefonisë ka emëruar si administrator të ri të deleguar dhe president Stephen Elop, që më parë ka qenë në krye të divizionit të biznesit në “Microsoft”.

Elop do të marrë detyrën më 21 shtator, duke zëvendësuar Olli Pekka Kallasvuo, që nga ana e tij do të mbajë detyra jo ekzekutive në bordin e “Nokia Siemens Network”.

Top Channel