Kinë, rritje surprizë e importeve

10/09/2010 09:40

Kina ka raportuar një rritje surprizë të importeve gjatë muajit gusht, gjë që ka cuar në një rënie të tregtisë të rezervave të saj me 20 miliardë dollarë.

Importet janë ngritur me 35.2 për qind krahasuar me vitin e kaluar, më shpejt nga parashikimi i ekspertëve të ekonomisë, që ishte 26.1 për qind.

Kjo do të thotë se importet janë rritur pak më shpejtë se eksportet, që janë rritur vetëm me 34.4 për qind, ashtu sic parashikohej.

Lajmi, i cili vjen pas një kontraktimi të deficitit tregtar të Shteteve të Bashkuara, mund të dobësojë kritikat mbi praktikat e tregtisë së Kinës në Amerikë.

Kongresi amerikan do të mbajë javën e ardhshme një sërë seancash mbi politikën kineze të shkëmbimeve tregtare.

Shumë politikanë dhe ekonomistë akuzojnë kinezët se po mbajnë juanin të dobët në mënyrë që të bëjnë eksportet konkurruese.

Top Channel