Kastro përgënjeshtron: Jam keqinterpretuar

10/09/2010 22:10

Dy ditë nga publikimi i një interviste të liderit kubanez Fidel Kastro, ku pretendohej se ai kishte pohuar se “modeli ekonomik kubanez nuk po funksionon më”, ka ardhur edhe përgënjeshtrimi nga vetë “lider maximo”.

“Jam keqinterpretuar në intervitën time. Ajo që unë mendoj është se kapitalizmi nuk vlen më as për Shtetet e Bashkuara dhe as për mbarë botën”, deklaroi Kastro gjatë prezantimit të librit të tij, “Kundërofensiva strategjike”.

Dy ditë më parë gazeta amerikane “The Atlantic” publikoi një intervistë me liderin kubanez, Fidel Kastro ku sipas saj, “lider maximo”, u shpreh se “modeli ekonomik kubanez nuk funksionon më”.
 

Top Channel