Jemen, Al Kaeda kërcënon me vrasjen e policëve

10/09/2010 13:30

Al Kaeda në gadishullin arabik, Akpa, ka kërcënuar se do të vrasë 55 policë jemenas në jug të vendit.

Njoftimi është bërë përmes një komunikate, ku janë publikuar edhe emrat e 55 policëve, eleminimi i të cilëve mund të fillojë që sot.

Akpa u ka bërë thirrje policëve, se nëse duan të shpëtojnë, të pendohen në publik pas lutjes së të premtes.

Pak kohë më parë në Jemen u vra kreu i shërbimeve sekrete dhe dyshimet ranë pikërisht mbi degën jemenase të organizatës terroriste.

Top Channel