Japoni, qeveria, plan të ri për ekonominë

10/09/2010 10:25

Qeveria japoneze ka njoftuar hartimin e një pakete të re masash për të mbështetur ekonominë me 915 miliardë jen, ose 8.5 miliardë euro.

Qëllimi është që të inkurajohen konsumet, të krijohen 200 mijë vende të reja pune dhe të favorizohet rritja e GDP-së me 0.3 për qind.

Plani i fundit kundër krizës parashikon përdorimin e rezervave të bilancit, të cilat do të jenë të gatshme brenda vitit 2010, në shërbim të politikave të emergjencës.

Ekonomia japoneze është rritur më shumë nga parashikimet në muajt prill-qershor, me një shifër vjetore prej 1.5% dhe jo 0.4% që ishte parashikuar paraprakisht.

Lajmin e ka bërë të ditur zyra e shtypit e qeverisë së Tokios, që ka njoftuar edhe rishikimin e rritjes së të dhënave në bazë tremujore, nga +0.1% në +0.4% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2010.

Top Channel