Iran, anulohet lirimi i amerikanes

10/09/2010 22:30

Autoritetet iraniane anuluan lirimin e Sarah Shourd, amerikanes së ndaluar bashkë me dy shtetas të tjerë, po amerikanë, në korrik të vitit 2009.

Sipas agjencisë së lajmeve ILNA, e cila citon autoritetet e drejtësisë vendase, proçedurat e lirimit të saj ende nuk kanë mbaruar e për këtë arsye lirimi i parashikuar për ditën e shtunë u anulua.

Shourd dhe dy shtetasit e tjerë amerikanë mbahen në burgjet iraniane për hyrje ilegale në vend. Fillimisht ata u akuzuan për spiunazh, akuzë kjo e cila nuk u vërtetua asnjeherë.

Top Channel