Franca: Ok, rritjes së moshës së pensionit

10/09/2010 21:50

Deputetët francezë kanë votuar për rritjen progresive të moshës së pensionit nga 60 në 62 vjeç.

Reforma e qeverisë, e mbështetur nga partia e të djathtës në pushtet, UMP dhe nga Nouveau Centre, por e kundërshtuar nga e majta dhe sindikatat, synon të çojë moshën minimale për të shkuar në pension në 62 vjeç.

Megjithë protestat, qeveria përjashton mundësinë e tërheqjes.

Pensioni në moshën 60 vjeçare është vendosur që prej 1983-shit.

Top Channel