E pushojnë nga puna, vret dy kolegë

10/09/2010 16:45

Një grua e pushuar nga puna është kthyer duke ekzekutuar dy ish kolegë të saj.

Ngjarja ka ndodhur në impiantin e Kraft, në Filadelfia, ku prodhohen biskota dhe ëmbëlsira.

Punonjësja, 10 minuta pasi kishte lënë ndërtesën, është kthyer e armatosur dhe ka qëlluar nëpër ndërtesë duke vrarë dy persona.

Ende nuk dihen motivet e largimit nga puna.

Top Channel