Danimarkë, shpërthim në një hotel

10/09/2010 22:20

Një shpërthim, i dyshuar si një atentat vetëvrasës ka ndodhur në një hotel të Kopenhagenit në Danimarkë.

Sipas autoriteteve vendase, nga shpërthimi i ndodhur në tualetin e një hoteli, ka mbetur i plagosur lehtë vetëm një person i cili është edhe i dyshuar si autor i bombëvënies.

Personi i plagosur u ndalua në një park pranë vendngjarjes, në tentativë, sipas autoriteteve, për t’u arratisur nga vendi i krimit.

Policia, për arsye hetimore nuk ka dhënë hollësi mbi kombësinë apo identitetin e personit të ndaluar.

Top Channel