Blair: Jam gati të kthehem në politikë

10/09/2010 14:00

“Unë i larguar nga politika? Nëse më kërkojnë jam gati të kthehem”. Kështu ka deklaruar ish-kryeministri britanik Tony Blair, në një intervistë për të përditshmen italiane “Corriere della Sera”.

Gjatë intervistës, Blair ka shprehur gjithashtu vlerësimin e tij për kryeministrin italian Silvio Berlusconi, i cili sipas tij nuk është një politikan i zakonshëm, por unik.

“Ai është gjithashtu shumë argëtues. Një herë më tha se, po të isha grua do të dashurohej pas meje”, është shprehur Blair.

Ai shton më tej se e majta mund të kthehet në pushtet vetëm nëse e sheh botën ashtu sic është tani dhe jo si ka qenë në të kaluarën.

Top Channel