Anulohet djegia e Kuranit

10/09/2010 22:50

Një zëdhënës i kishës që kishte paralajmëruar djegien e kopjeve të Kuranit me rastin e 9 vjetorit të 11 shtatorit, deklaroi se asnjë kopje e librit të shenjtë islamik nuk do të digjet ditën e nesërme.

“Mund të konfirmoj se pasditen e ditës së nesërme nuk do të digjet asnjë kopje e Kuranit, përkundër asaj që ishte programuar deri më tani”, deklaroi K.A. Paul gjatë një konference për shtyp nga Gainsville në Florida.

Gjatë deklaratës së zëdhënësit Paul ishte i pranishëm edhe pastori Terry Jones, i cili gjatë fjalës së tij tha se shpreson në një takim me imamin që planifikon ndërtimin e xhamisë pak metra nga “Ground Zero”.

Top Channel