Kuba rishikon modelin ekonomik

09/09/2010 01:20

Lideri kubanez, Fidel Kastro në një intervistë për “The Atlantic”, shprehet se modeli ekonomik aktual ‘nuk bën’ më për Kubën.

“Modeli ekonomik aktual nuk është më i përshtatshëm për ne”, tha Kastro për gazetarin Xhefri Goldberg, i cili kreu intervistën nga Havana.

Përgjigja e ‘lider maxima’ ka ardhur pas pyetjes së Goldberg mbi mundësinë e përhapjes së modelit ekonomik kubanez në Amerikën Latine, i vetmi vend komunist në rajon.

Top Channel