Imami: Xhamia do afrojë myslimanët me jomyslimanët

09/09/2010 04:25

Në një intervistë për CNN, imami i cili qendron pas xhamisë së parashikuar për t’u ndërtuar në ‘Ground Zero’, Fejsal Abdul Rauf shprehet se zhvendosja e projektit mund të rrisë dhunën ndaj amerikanëve.

“Planifikojmë ndërtimin e një kompleksi që të shërbejë për të afruar myslimanët dhe jo myslimanët”, nisi fjalën e tij Rauf.

Ndërkohë i pyetur se ç’mendim kishte mbi planin e djegies së Kuranit prej priftit baptist amerikan në Florida, imami Rauf tha se gjesti në fjalë do të ushqejë radikalët e fesë myslimane.

Top Channel