Gjini: Vrasja e Hajdarit, motive politike

09/09/2010 21:50

Ish-deputeti i Partisë Demokristiane, Frrok Gjini, i ftuar në “Top Story”, ka folur për vrasjen e Azem Hajdarit 12 vjet më parë, duke e cilësuar si një nga ngjarjet më të rënda që ka kaluar vendi në këto 20 vjet.

“Hajdari ishte i vrarë para se të vritej në 12 shtator sepse shteti i asaj kohe u krijoi mundesinë të gjithë eksponentëve që e urrenin Hajdarin, duke e zhveshur atë nga të gjitha funksionet”, thekson Gjini.

Më pas ai komenton protestën masive gjatë varrimit të liderit demokrat. “Nuk ishte kryengritje, ishte një protestë popullore pasi demokratëve iu vra njeriu më i shtrenjtë që kishin. Gjatë turmës janë bërë provokime nga SHIK-u i asaj kohe. Protesta u provokua nga njerëz të ndryshëm. Azem Hajdari është vrarë si politikan, nuk është vrasje ordinere dhe kjo është për të ardhur keq”, shton ish deputeti demokristian.   

Top Channel