Zjarr në Kolorado, mijëra të evakuuar

08/09/2010 08:30

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shkatërruar rajonin e Boulderit, në Kolorado, duke shkatërruar më shumë se 60 ndërtesa.

Dje në mbrëmje bilanci i flakëve, që kanë filluar prej të hënës, ishte 67 ndërtesa të shkatërruara, 3500 persona të evakuuar dhe më shumë se 2800 hektarë të mbjella të djegura.

“Zjarri për momentin nuk është nën kontroll”, është shprehur zëdhënësi i zjarrfikësve.

Shkak mendohet të ketë qenë një aksident i një kamioni çisternë i favorizuar nga klima e nxehtë.

Top Channel