SHBA, alarm për bombë në një avion

08/09/2010 09:25

Një avion i “Thai Airways”, i nisur nga Bangkok, ka kryer një ulje emergjence në aeroportin e Los Angeles, pas një alarmi për bombë.

Një letër e shkruar në një anglishte të çalë, është gjetur mbi një pasqyrë në një nga banjot e mjetit.

Avioni është ulur dhe transferuar në një zonë të veçuar të aeroportit, ku pasagjerët janë zbritur në tokë, në masa të forta sigurie.

Top Channel