Netanjahu: Bisedimet për paqe, pa garanci

08/09/2010 01:05

Në një intervistë transmetuar nga mediat izraelite me rastin e vitit të ri hebre, kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu shprehet se nuk ka asnjë garanci se bisedimet për paqe me palestinezët do të ndodhin.

“Mendoj se duhet të bëjmë përpjeke të mëdha për të arritur një kompromis historik brenda vitit tjetër. Ju garantoj se jo gjithçka do të jetë e thjeshtë, po si kryeministër i Izraelit është përgjegjësia ime të bëj çdo përpjekje për të arritur një paqe të qendrueshme me fqinjët tanë”, thuhët ndër të tjera në videon e lëshuar nga kryeministri Netanjahu.

Të dielën, Netanjahu i propozoi presidentit palestinez, Mahmud Abas që të zhvillonin takim kokë për kokë çdo dy javë, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje të qendrueshme.

Top Channel