Meksikë, zbulohet tjetër varr masiv

08/09/2010 22:20

Autoritetet meksikanë zbuluan në shtetin e Morelosit dy varre të përbashkëta.

Mendohet se në to ndodhen trupat e 12 deri në 25 personave, ndoshta viktima të luftës mes bandave të trafikut të lëndëve narkotike.

Ky është zbulimi i dytë i varreve masive në Meksikë që ndodh brenda pak javësh. Në të parin ndodheshin mbi 70 viktima, të gjithë emigrantë amerikano-latinë të ekzekutuar nga bandat e narkotrafikut pranë kufirit mes SHBA-së dhe Meksikës.

Top Channel