Kongo, dështojnë kaskat blu

08/09/2010 12:00

Dhunë dhe përdhunime në Republikën Demokratike të Kongos, kaskat blu kanë dështuar. Deklarata është bërë nga një përgjegjës i Kombeve të Bashkuara.

Atul Khare, nënsekretari i përgjithshëm i ngarkuar për operacione të ruajtjes së paqes, ka kritikuar misionin e OKB-së në rajon.

Në dy muajt e fundit më shumë se 500 persona (gra dhe fëmijë) janë përdhunuar nga grupe të armatosura, që përleshen për kontrollin e rajonit të pasur me ar dhe burime minerare.

Top Channel