Kinë, platforma batohet në det

08/09/2010 08:15

Një platformë nafte kineze është batuar me 45 gradë në det, duke shkaktuar zhdukjen e dy personave, ndërkohë që 34 të tjerë janë shpëtuar.

Incidenti, që ka ndodhur dje në mbrëmje në detin kinez për shkak të kalimit të një tajfuni, ka përfshirë platformën numër 3 të Shengli Oilfield, 9 kilometër nga brigjet e Dongying.

Në këtë zonë uji është i thellë pak më shumë se 7 metra.

Autoritetet janë vënë në kërkim të dy personave të humbur në det.

Top Channel