Honduras, sulm në një fabrikë, 18 të vdekur

08/09/2010 10:30

Të paktën 18 persona janë vrarë me armë zjarri gjatë një sulmi në një laborator për prodhimin e këpucëve në Honduras.

Dy ose tre individë kanë hyrë në një laborator në San Pedro Sula, në veri të vendit, ku punonin rreth 25 persona, duke qëlluar me kallshnikov dhe vrarë 13 persona.

Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të plagosur, por 5 prej tyre kanë vdekur në spital.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

Top Channel