Austri, Kampusch publikon librin e saj

08/09/2010 17:15

Natascha Kampusch, austriakja që u rrëmbye në moshën 10 vjecare dhe u mbajt në një bodrum për më shumë se 8 vjet, ka publikuar autobiografinë e saj.

Rrëfimi i 22 vjecares tregon se si ajo është rrahur, është lënë pa ngrënë dhe abuzuar gjatë burgimit nga pengmarrësi i saj, të cilin ajo e përshkruan si “të sëmurë”.

Pengmarrësi i Kampusch, Wolfgang Priklopil vrau vetën pak momente pasi ajo u arratis, në gusht të vitit 2006.

Vajza u rrëmbye teksa shkonte në shkollë në moshën 10 vjecare dhe u mbajt për më shumë se 8 vjet e burgosur në një depo pa dritare, në një banesë në periferi të Vjenës.

Në librin e saj, i titulluar “3.096 Ditë”, ajo thotë se ka qenë objekt i një abuzimi të rregullt mendor dhe fizik nga një person që kërkonte të kishte dikë, për të cilin të ishte gjëja më e rëndësishme në botë.

Top Channel