Turqi, përleshje mes ushtrisë e rebelëve

07/09/2010 11:30

Një ushtar turk ka vdekur në një përleshje me rebelët kurdë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

Ngjarja ndodhi në provincën orientale të Tunceli-t. Përleshja u regjistrua kur një grup rebelësh ndërpreu punën e centralit hidroeletrik që po ndërtohet në lumin Dinar.

Forcat e sigurisë turke, të mbështetura nga helikopterët kanë nisur një operacion në kërkim te rebelëve.

Top Channel