Somali, 230 të vrarë në dy javë luftime

07/09/2010 16:30

Mbi 230 civilë kanë mbetur të vrarë në dy javët e fundit në Mogadisho, si pasojë e luftës mes trupave qeveritare dhe rebelëve islamikë.

Lajmin e ka bërë të ditur agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR, sipas të cilës të paktën 400 civilë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Përvec viktimave, si pasojë e luftës numërohen edhe 23 mijë refugjatë, ndërkohë që vitin e kaluar braktisën vendin 200 mijë persona.

Top Channel