SHBA, zjarr në Kolorado, mijëra evakuime

07/09/2010 18:00

Një seri zjarresh kanë rënë në Kolorado, në zonën e Bulderit, duke detyruar mijëra persona të evakuojnë banesat e tyre.

Zjarret, të cilat filluan ditën e hënë në zonën For Majll Kenion, janë favorizuar nga erërat e forta që frynin mbi 70 kilometra në orë.

Sipas autoriteteve lokale, flakët kanë shkatërruar një zonë prej pothuajse 2 mijë hektarë, ndërkohë që mbi 1 mijë shtëpi janë evakuar. Origjina e zjarreve nuk dihet ende.

Top Channel