SHBA: Irani drejt bombës atomike

07/09/2010 02:20

Sipas Shtëpisë së Bardhë, raporti më i fundit i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore konfirmon pretendimet e Uashingtonit se Irani është drejt rrugës së ndërtimit të një bombe bërthamore.

“Raporti tregon edhe njëhërë refuzimin e Iranit për të respektuar detyrimet ndërkombëtare mbi energjinë bërthamore, dhe vazhdon punën duke avancuar programin e tij bërthamor drejt krijimit të bombës atomike”, deklaron zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Tomi Vietor.

Deklarata ka ardhur pak kohë nga publikimi i raportit të ANEB-it, ku vërehej se Irani ka përparuar në programin e tij të pasurimit të uraniumit.

Top Channel