‘Save the Children’: Të ulet vdekshmëria foshnjore

07/09/2010 12:35

Miliona fëmijë të cilët vdesin në pesë vitet e tyre të para mund të shpëtohen në qoftë se vendet e tyre janë më të përqëndruara për të ndihmuar familjet e varfëra.

Kjo është gjetja e një raporti nga organizata bamirëse ndërkombëtare, Save the Children.

Save the Children ka publikuar raportin e vet: “Një shans dinjitoz për jetë” në prak të një takimi në fund të këtij muaji në Nju Jork, kur udhëheqësit e botës do të vlerësojnë përparimin e Objektivave të Zhvillimit të Mileniumit i cili ka për qëllim zvogëlimin në mënyrë dramatike të varfërisë dhe vuajtjeve në botë deri në vitin 2015.

Top Channel